Labinot Rexha kërkon liri për Gjestin pas vendimit për paraburgim: artist shembullor!
Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Labinot Rexha, ka reaguar publikisht përmes një postimi në Instagram Story, duke shprehur mbështetjen e tij për Besart Kelmendin, i njohur me nofkën “Gjesti”. Rexha e ka përshkruar Gjestin si një artist shembullor, që ka treguar kulturë, respekt dhe talent, duke theksuar besimin e tij në sinqeritetin dhe zemrën e pastër të tij.
”Liri për Gjestin. Një artist shembullor që gjithmonë ka treguar kulturë, respekt dhe talent. Unë besoj në sinqeritetin e Gjestit dhe në zemrën e tij të pastër.”-shkruan Labinot Rexha në Instastory.

![]()
Gjyqtarja e procedurës paraprake ka vlerësuar kërkesën e prokurorisë si të bazuar, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe dëgjimit të palëve, duke vendosur që ndaj të pandehurit të zbatohet paraburgimi për një muaj.
Ky vendim ka nxitur reagime të ndryshme nga publiku dhe figura të njohura të skenës artistike, duke sjellë debate rreth masës së caktuar dhe pasojave të saj. Labinot Rexha, përmes mbështetjes së tij, ka theksuar se talenti dhe sjellja e Gjestit e bëjnë atë të meritojë një trajtim më të kujdesshëm dhe konsideratë nga autoritetet.
Çështja do të ndjekë rrugën ligjore në ditët në vijim, ndërsa komuniteti mbetet i ndarë mes reagimeve dhe pritjes për zhvillimet e mëtejshme.
