Sat, Mar 14, 2026

Në garë me kohën, edhe Daku ndez “motorët”, rikthehet në stërvitje

Në garë me kohën, edhe Daku ndez “motorët”, rikthehet në stërvitje
  • PublishedMarch 14, 2026

Ashtu si Broja, edhe “bomberi” tjetër kuqezi, Mirlind Daku është në garë me kohën për të qenë gati për sfidat e fazës “play-off”. Daka ka “parkuar” në infermieri që në muajin dhjetor, por së fundmi sulmuesi kuqezi është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të ekipin duke dhënë sinjale të qarta për të një rikthim të tij të shpejtë në fushë.

Daku postoi disa foto në llogaritë e tij në rrjetet sociale duke u stërvitur me ekipin e tij, Rubin Kazan, shoqëruar me mbishkrimin: “Një hap përpara teje”.

Faza sulmuese është kthyer në një shqetësim për Sylvinho-n këtë herë pasi të tre qendërsulmuesit e tij tipik, Broja, Daku dhe Rey Manaj janë aktualisht të dëmtuar, por në garë me kohën për të qenë gati për sfidat e muajit mars.