Edhe pse s’mori pjesë në ceremoninë e 2026, Sean Penn fitoi Oscar-in e tretë!
Aktori Sean Penn, 65 vjeç, u shpall fitues i çmimit “Aktori më të Mirë në Rol Mbështetës” në edicionin e 98-të të Academy Awards për interpretimin e tij në filmin “One Battle After Another”, por nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar më 15 mars në Los Angeles. Sipas raportimeve të The New York Times, Penn kishte udhëtuar në Evropë disa ditë para Oscars dhe kishte planifikuar të kalonte kohë në Ukrainë, pa marrë pjesë në event, sipas dy burimeve që folën anonimisht.
Gazeta nuk ka sqaruar se çfarë kishte ndërmend të bënte Penn në Ukrainë apo në cilin qytet të vendit, i cili ende gjendet në luftë me Rusinë. Fituesi i Oscars të vitit të kaluar në të njëjtën kategori, Kieran Culkin, e pranoi çmimin në emër të Penn dhe bëri shaka: “Sean Penn nuk mund të ishte këtu këtë mbrëmje, ose nuk donte të ishte, kështu që unë po e pranoj çmimin në emër të tij.”
Ky është Oscari i tretë në karrierën e Penn; më parë ai kishte fituar çmimin Aktorit më të Mirë për Mystic River në 2004 dhe për Milk në 2009. Ai gjithashtu ka qenë i nominuar për Oscars për filmat Dead Man Walking, Sweet and Lowdown dhe I Am Sam.
Penn ka qenë një mbështetës i hapur i Ukrainës dhe presidentit të saj, Volodymyr Zelenskyy, që nga pushtimi rus në shkurt 2022. Në një intervistë për Variety në shtator 2023, ai tregoi se një nga statueta e tij e Oscarit i ishte dhuruar Zelenskyy: “Mendova, po t’ua jap Ukrainës. Mund t’i shkrijnë dhe t’i përdorin si plumba kundër rusëve,” tha aktori, duke treguar angazhimin e tij për vendin në luftë.
