Mon, Mar 16, 2026

Misioni i përmbysjes, Silva motivon Cityn: E mundur ndaj Realit

Misioni i përmbysjes, Silva motivon Cityn: E mundur ndaj Realit
  • PublishedMarch 16, 2026

Pavarësisht humbjes 3-0 ndaj Real Madrid në ndeshjen e parë të Champions, kapiteni i Manchester City, Bernardo Silva, beson te përmbysja.

“Futbolli na ka mësuar se shumë gjëra mund të ndodhin. Edhe pse rezultati në Madrid ishte shumë i keq, ne do të luftojmë deri në fund.

Natyrisht që do të preferoja ta kemi Erlingun në fushë. Kur e ke Erlingun në fushë, shënon gola – dhe ne kemi nevojë për gola nesër”, është shprehur Silva.

Silva beson se ndeshja në stadiumin vendas mund t’i japë skuadrës angleze një mundësi reale për të reaguar.

“Kundërshtari është shumë i fortë, por në shtëpi mund të ndodhin shumë gjëra. Do të përpiqemi të krijojmë atmosferën e duhur që kjo të ndodhë”, shtoi ai.