Ndëshkim i rëndë, gjobë dhe bllokim merkatoje për Chelsean
E pëson keq Chelsea, me klubin londinez që është gjobitur me 10.75 milionë £ dhe ndalim merkatoje për një vit. Shkak për këtë vendim janë bërë disa shkelje financiare të kryera gjatë epokës së Roman Abramovich.
Klubi, i cili ende përballet me sanksione nga Federata për 74 akuza për shkelje të rregulloreve të agjentëve, u hetua për pagesa të padeklaruara ndaj agjentëve, ndërmjetësve të palicencuar dhe figurave të tjera, përfshirë lojtarët, ku përfshihen edhe afrimet e lojtarëve midis viteve 2011 dhe 2018.
“Që nga fillimi i këtij procesi, klubi i ka trajtuar këto çështje me seriozitetin maksimal, duke ofruar bashkëpunim të plotë me të gjithë rregullatorët përkatës. Klubi e mirëpret njohjen nga Liga Premier të ‘bashkëpunimit të jashtëzakonshëm’ dhe faktin se pa deklarimet vullnetare dhe vetë-raportimin, një numër i shkeljeve të rregullave të Ligës Premier mund të mos ishin zbuluar kurrë”,- shkruan Chelsea.
