Mon, Mar 16, 2026

Shtatë javë nga fundi i kampionatit, Skënderbeu karikon tifozët

Shtatë javë nga fundi i kampionatit, Skënderbeu karikon tifozët
  • PublishedMarch 16, 2026

Skënderbeu ka menduar për të karikuar tifozët, 7 javë nga fundi i Kategorisë së Parë. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi korçar, që kryeson kampionatin, ka bërë me dije se ky është momenti kur skuadra ka nevojë më shumë se kurrë për forcën e tribunave.

Klubi kërkon mbushjen e stadiumit në këto ndeshje vendimtare, për të finalizuar me sukses objektivin e rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.

STATUSI I PLOTË I SKËNDERBEUT: 

Janë edhe 7 ndeshje.

7 finale për Kategoria Superiore.

Ky është momenti kur skuadra ka nevojë më shumë se kurrë për forcën e tribunave. Skënderbeu nuk ka qenë kurrë vetëm me 11 lojtarë në fushë, ka qenë gjithmonë një qytet i tërë që rreh në të njëjtin ritëm.

Le ta mbushim stadiumin në këto ndeshje vendimtare. Çdo brohoritje, çdo flamur dhe çdo zë nga tribuna është një shtysë më shumë për djemtë që luftojnë për objektivin e sezonit: rikthimin aty ku e ka vendin Skënderbeu.

Të gjithë në stadium.

Për fanellën, për qytetin, për Skënderbeun.