Mon, Mar 16, 2026

Rrëfimi i Raphinhas: Mund të ikja nga Barcelona, por Flick më ndryshoi mendjen

Rrëfimi i Raphinhas: Mund të ikja nga Barcelona, por Flick më ndryshoi mendjen
  • PublishedMarch 16, 2026

Sulmuesi i Barcelonës, Raphinha ka folur së fundmi për trajnerin Flick. Raphinha shprehet se ka qënë Flick që e ka bindur që të mos largohet.

“Nuk e fsheh këtë. Flick ishte personi që më ndryshoi. Jo mentalitetin, sepse gjithmonë e kam pasur, por ai ndryshoi besimin tim për të ditur se ku mund të arrija si lojtar dhe si person. Gjithmonë e them, ai ndryshoi gjithçka për mua, dhe nuk e fsheh”.

“Isha gati të largohesha nga Barça dhe ai ishte personi që më thirri dhe më tha se llogariste tek unë në klub. Vazhdojmë të bëjmë gjëra të mira dhe ai praktikisht ka ndryshuar karrierën time. Është një person shumë i veçantë”.