Pronari i ‘Onima’ paralajmëroi padi, reagon ashpër G-Bani
Ish-banori i “BBVA” G-Bani, i është rikthyer ashpër deklaratës së pronarit të “Onima-s”, Erkand Shabanit, i cili kishte lajmëruar padi pasi reagoi per veprimin e Gjestit. Ai theksoi se Shabani nuk ka dashur të mirën Gjestit dhe që artistët nuk duhet t’i mbajë me zor.
Reagimi i G Banit:
“Po du me bo një reagim publik të Erkand Shabanit të cilin fatkeqësisht nuk e quaj dot zotëri. Paska bo një padi për shpifje dhe nxitje dhune ndaj tij me rastin e mbrojtjes morale që jemi përpjekje që disa artistë tjerë t’i bëjnë Gjestit. Krimi im është që e kam quajtur skllavopronar dhe kam thënë që Gjesti nuk e meriton të jetë në burg, I qëndroj fjalëve që kam thënë. Deshta të them Erkand që e përbashkëta e gjithë përbindëshave dhe diktatorëve është se kur ju vjen fundi përpiqen të bëjnë dëmin më të madh edhe ashtu të vërber dhe të shurdhët pa pas asnjë gjë për të verbërit dhe të shurdhërit nga natyra e nga fatkeqësitë e jetës por ti je I verbër dhe I shurdhër me dashje, me vullnetin tënd të lirë. Kështu pra, përbindëshat dhe diktatorët tentojnë të godasin në çdo drejtim për të mbrojt vetën e tyre apo iluzionin e jetës së tyre. Gjesti ka bërë gabim e kam thënë por ti ke faj për gjendjen në të cilën Gjesti ka arrit sepse t’kishe dasht ti tmirën e Gjestit do të kishe gjet një gjuhë të përbashkët. Nuk mbahen artistët me zor”, tha ai.
