Historike, filmi ku luan aktorja shqiptare triumfon në Oscars
Aktorja nga Kosova, Luana Bajrami, është ngjitur në skenën e Oscars pasi filmi ku ajo ka rolin protagonist, “Dy persona shkëmbejnë pështymë” (Two People Exchanging Saliva), u shpall Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër. Bajrami u ngjit në skenë bashkë me ekipin e filmit për të pranuar çmimin, ndërsa kur u përmend prejardhja e pjesëmarrësve, ajo u përshkrua si aktore nga Kosova. Filmi u duartrokit edhe për faktin që është realizuar nga një shumicë grash.
Historic:
🇽🇰 Kosovo mentioned at the #Oscars as film starring Luana Bajrami wins an Academy Award.
Luana Bajrami played a leading role in Two People Exchanging Saliva, which won an Oscar for Best Live Action Short Film. pic.twitter.com/VU164jAAVj
— Admirim (@admirim) March 16, 2026
Filmi e ka në qendër intimitetin dhe konsumizmin, ku prekja romantike, veçanërisht puthja, është e ndaluar dhe e dënueshme me vdekje.
Pas këtij vlerësimi kanë reaguar edhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës.
“Një moment i veçantë krenarie për kinemanë kosovare është pjesëmarrja e aktores Luàna Bajrami, e cila është pjesë e kastit të këtij projekti fitues. Pas sukseseve të vazhdueshme në skenën ndërkombëtare të filmit, Bajrami vazhdon të përfaqësojë me dinjitet talentin e artistëve kosovarë në industrinë botërore të kinemasë”, shkruhet në postimin e bërë nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
“Ky moment shënon një gur themeli për filmin shqiptar dhe na mbush me shpresë për rrugëtimin tonë të përbashkët drejt majave të artit botëror”, thuhet në postimin e faqes.
