VIDEO/ Reali fiton edhe në Angli ndaj Cityt, kualifikohet Arsenal, PSG nuk fal në Champions
Të martën u luajtën disa nga ndeshjet e kthimit në Champions League. Pas fitores 3-0 ndaj Manchester Cityt në sfidën e parë, Real Madridi fitoi 1-2 në Angli.
Pas barazimit 1-1 me Leverkusen në Gjermani, Arsenali triumfon 2-0 në Londër dhe pret një biletë për në fazën tjetër.
PSG mundi sërish Chelsean (5-2 ndeshja e parë) dhe këtë herë me shifrat 0-3.Kampionët në fuqi vazhdojnë garën në kompeticionin më të rëndësishëm për klube dhe mbeten një nga skuadrat pretendente. Të mërkurën janë në program takimet e tjera.
