“Doni të më shkarkoni?”, Pep shpërthen në konferencë. Arbeloa përkëdhel Vinicius
Man.City “lan duart” me Champions që në fazën e 1/8, një përfundim i hidhur ky për trajnerin Pep Guardiola, i cili në mënyrë të papritur në konference për shtyp u ngacmua shumë nga gazetarët, madje kishte edhe nga ata që folën për një largim të tij nga qytetarët:
“Të gjithë duan të më shkarkojnë, apo jo? Një ditë do të vij këtu dhe do të them “mirupafshim, djema”. Por unë jam ende këtu, me një vit tjetër në kontratën time. Ke të drejtë, duhet të fitoj gjashtë trofe të Champions League që të njihem. Patjetër. Në sezonin tim të parë këtu, më pyetët: “A do ta fitoni Champions League?”. Ne morëm 100 pikë në Premier Ligë. Përsëri “A do ta fitoni Champions League?”. Në fund, e fituam. Tani, pse nuk kemi fituar pesë ose gjashtë?”, u shpreh Pep Guardiola ndër të tjera.
I ndryshëm është diskutimi në radhët e Realit, ky sukses ishte jetik për trajnerin Arbeloa, vetëm një triumf në Champions mund të sjell konfirmimin e tij në Madrid. Ekipi i tij dominoi në lojë dhe rezultat në të dy përballjet, por në konferencë për shtyp, Arbeloa u tregua realist teksa theksoi se kartoni i kuq i Bernardo Silva-s ndryshoi totalisht rrjedhën e këtij takimi:
“Përjashtimi i Bernardo Silva-s ndryshoi gjithçka, për më tepër aq shpejt. Pas kartonit të kuq gjithçka ishte më e thjeshtë. Vinicius? Nuk kishte shumë fat, por ishte një makineri për rivalët, për ne është një lojtar thelbësor”, u shpreh Arbeloa.
