Wed, Mar 18, 2026

A u deportua Jacob Elordi në Australi për shkak të problemeve me vizat amerikane?

A u deportua Jacob Elordi në Australi për shkak të problemeve me vizat amerikane?
  • PublishedMarch 18, 2026

Një lajm është bërë viral në mediat sociale se aktori i “Euphoria”, Jacob Elordi, është deportuar në Australi për shkak të problemeve me vizën e tij amerikane. Elordi, i cili është me origjinë nga Australia, ka pasur probleme me skadimin e vizës më parë. Megjithatë, pretendimet se ai është deportuar janë të rreme, konfirmojne mediat e njohura amerikane.

Pretendimi filloi me një postim në llogarinë e Instagram-it ‘outtapocketnews’, i cili pretendonte se Elordi supozohej se ishte deportuar “pasi zyrtarët e imigracionit në SHBA sinjalizuan probleme me statusin e tij të vizës”. Postimi pretendonte se ai ishte ndaluar për pak kohë përpara se “të vendosej në një fluturim që do ta kthente në shtëpinë e tij”.

Megjithatë, nuk ka raportime që tregojne se Elordi, i cili së fundmi mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar në Teatrin Dolby në Los Angeles të dielën, është deportuar. Edhe pse aktori ka pasur probleme me vizën e tij amerikane në të kaluarën, aktualisht nuk ka raportime për probleme me të.

Ja postimi viral në Instagram:

Lajmi vjen dy ditë pasi Elordi së bashku me nënën e tij Melissa, morën pjesë në ceremoninë e 98-të të ndarjes së çmimeve Oscar në Teatrin Dolby në Los Angeles të dielën, më 15 mars 2026. Aktori i “Wuthering Heights” u nominua për çmimin “Aktori më i Mirë Mbështetës” për punën e tij në “Frankenstein”, por humbi ndaj Sean Penn, i cili fitoi për rolin e tij në filmin “One Battle After Another”.

Në aspektin profesional, Jacob Elordi do të luajë në filmin thriller post-apokaliptik, The Dog Stars.