Martesë apo manipulim? Zendaya zbulon të vërtetën pas fotove virale
Aktorja i është përgjigjur thashethemeve të fundit se është martuar fshehurazi me Tom Holland, duke sqaruar se fotot përkatëse që kanë qarkulluar në internet janë produkt i inteligjencës artificiale. Ylli 29-vjeçar u shfaq në “Jimmy Kimmel Live!” të hënën, më 16 mars, dhe ndër të tjera, foli për thashethemet që qarkulluan pasi stilisti i saj deklaroi, gjatë Çmimeve të Aktorëve 2026, më 1 mars, se çifti ishte martuar tashmë.
Gjatë intervistës, Zendaya komentoi me humor: “Vërtet? Nuk kam parë asgjë nga këto!” Kimmel kujtoi se fansat e saj kishin shkuar aq larg sa kishin krijuar “foto dasme me inteligjencë artificiale” të Zendayas dhe Holland, të cilat shumë besonin se ishin të vërteta. Aktorja shpjegoi se shumë ishin mashtruar, por theksoi se fotot ishin të rreme: “Isha jashtë dhe njerëzit thoshin, ‘O Zot, fotot e dasmës tënde janë të mrekullueshme’. Dhe unë thashë, ‘Zonjë, është inteligjencë artificiale, nuk është e vërtetë ‘”.
Për të sqaruar gjërat, Zendaya tregoi një video nga filmi i saj i ardhshëm, “The Drama”, në të cilin ajo luan përkrah Robert Pattinson. Në klip, ajo shfaqet si nuse në një foto me të ftuarit dhe Pattinson si dhëndër, me kokën e Holland të mbivendosur mbi trupin e Robert Pattinson. Zendaya konfirmoi se videoja ishte pamje e vërtetë nga xhirimet dhe jo IA.
