Thu, Mar 19, 2026

Mario Mitaj gjen golin, por Sylvinho-n e shqetëson Gjimshiti

Mario Mitaj gjen golin, por Sylvinho-n e shqetëson Gjimshiti
  • PublishedMarch 19, 2026

Në prag të sfidave të fazës “play-off”, trajneri Sylvinho dhe stafi i tij janë sy e veshë për të parë dhe kuptuar se në çfarë gjendje janë legjionarët kuqezi. Lajm i shkëlqyer është rikthimi në formë i Mario Mitajt. Anësori kuqezi ishte protagonist për ekipin e Al-Ittihad në Kupë.

Mitaj u aktivizua për 120 minuta të plota, ndërsa ekzekutojë në mënyrë perfekte edhe një penallti që për fat të keq nuk i shërbeu ekipit të tij për të kaluar më tej. Pas ndeshjes, Mitaj u vlerësua nga “Sofa Score” me notën 7,7.

Ndërkohë, nuk është në kushte perfekte, kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti. Qendërmbrojtësi nuk u stërvit rregullisht me pjesën tjetër të Atalantës, ndërsa përballë Bayern Munich qëndroi në stol për 90-minuta.

Gjendja e tij do të monitorohet në vijim, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të zbres në fushë këtë fundjavë për takimin kundër Verona-s.