Thu, Mar 19, 2026

Ekskluzive/ Këngëtarja e njohur Era Rusi në pritje të ëmbël

Ekskluzive/ Këngëtarja e njohur Era Rusi në pritje të ëmbël
  • PublishedMarch 19, 2026

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Rusi, duket se është në pritje të ëmbël! Burime pranë IconStyle kanë zbuluar se ajo është shtatzënë, ndërsa disa detaje të fundit në rrjetet sociale kanë shtuar edhe më shumë spekulimet.

Prej disa kohësh, Era është shfaqur më e rezervuar në daljet publike dhe ka preferuar veshje më të lirshme, çka nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e saj. Po ashtu, mungesa e saj në evente dhe projekte të fundit ka ngritur pikëpyetje mbi këtë periudhë të re në jetën e saj.

Edhe pse vetë këngëtarja nuk ka bërë ende një konfirmim zyrtar, diçka e bukur po ndodh në jetën e saj personale.

Kohe me parë ajo eshte shprehur se nuk duhet të kesh patjetër një partner për t’u bërë nënë.

Nuk ka lidhje me 2020-n, por më shumë ka lidhje me mua si Era,” u shpreh këngëtarja Era Rusi e ftuar në “Ftesë në pesë”, pasi u pyet se çfarë urimi ose ëndrre kishte për veten në lidhje me vitin 2020.

Mendoj që në 2020-n, me unazë ose pa unazë, do të doja të kisha një fëmijë,” tha ajo.

Tani kohët kanë ecur aq shumë, sa çdo femër që nuk ka një mashkull të denjë për të, ose nuk e ka gjetur akoma, mund të bëjë një fëmijë. Kështu që nuk është e thënë që patjetër të kemi një unazë. Kam kohë që e mendoj.”