Fri, Mar 20, 2026

“Shyqyr që je gjallë, po dridhem”, Rozana Radi flet për lajmet e rreme

“Shyqyr që je gjallë, po dridhem”, Rozana Radi flet për lajmet e rreme
  • PublishedMarch 20, 2026

Moderatorja dhe kengetarja Rozana Radi reagoi mbremjen e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” lidhur me lajmet e rreme të publikuara pak ditë më parë në rrjet, ku shkruanin se këngëtarja kishte ndërruar jetë, lajm qe bëri bujë te madhe në rrjet.

Moderatorja dhe këngëtarja tregoi se njerëzit e saj të afërm janë shqetësuar nga publikimi i lajmit të rremë, ndërsa tha se mësuesja e fillores i kishte dërguar një mesazh me zë duke qarë.

“Po bëja dush dhe kur dola më kishin ardhur mesazh. Thashë po mirë jam, pse po më pyesin të gjithë. Më ka çuar një mesazh dhe mësuesja ime e fillores.

“Shyqyr, po dridhem, jam në punë dhe nuk po punoja dot. Shyqyr o Zot””-trego Rozana, teksa fliste e emocionuar.

Këngëtarja ndau edhe një mesazh për personin që e ndau lajmin e rremë ne rrjet.

“A kemi një ligj ne që na mbron? Nuk ka asnjë limit, ka ndodhur me shumë personazhe. I them atij personit që e ka publikuar, uroj ta kesh jetën shumë të gjatë, megjithatë, do rroj tre ditë më shumë se ty”.- tha artistja, mesazh per personin qe shperndau lajmin per te.

Kujtojmë se lajme të tilla po shpërndahen masivisht në rrjet, sidomos në rrjetin social TikTok.