Sat, Mar 21, 2026

Puthi me zor Brikenën në buzë, reagojnë familjarët e banores: Mateo…

Puthi me zor Brikenën në buzë, reagojnë familjarët e banores: Mateo…
  • PublishedMarch 21, 2026

Pas aludimeve të shumta dhe debatit të madh në rrjet lidhur me incidentin e ndodhur pas mesnate mes Mateos i cili e puthi “papritur” Brikenën në buzë, ka ardhur një reagim zyrtar nga llogaria e kësaj të fundit në Instagram, e menaxhuar nga familjarët e saj.

Screenshot

Në një deklaratë të publikuar në InstaStory, familjarët kanë mohuar në mënyrë kategorike çdo akuzë për dhunë apo sjellje të papërshtatshme nga ana e Mateos. Sipas tyre, situata është keqinterpretuar dhe është amplifikuar nga presioni i kamerave dhe izolimi i gjatë brenda shtëpisë.

Ata kanë sqaruar se reagimi i Brikenës, e cila u tërhoq dhe u mbyll në tualet në gjendje të rënduar emocionale, është një reagim i natyrshëm në një moment sikleti. Në deklaratë theksohet se çdo vajzë mund të ndihet në siklet në situata të caktuara, por ndryshe nga jeta e përditshme, në këtë rast gjithçka ndodh nën vëzhgim të vazhdueshëm, çka e bën reagimin edhe më të fortë.

Familjarët kanë vënë theksin edhe tek mungesa e eksperiencës së Brikenës me ekspozimin publik, duke shtuar se izolimi prej ditësh dhe presioni psikologjik ndikojnë ndjeshëm në gjendjen emocionale të banorëve.

Në të njëjtën kohë, ata i kanë dalë në mbrojtje Mateos, duke i cilësuar komentet negative në rrjet si të padrejta dhe keqdashëse. Sipas tyre, bëhet fjalë për një situatë mes dy të rinjve që po përjetojnë emocione në një ambient jo të zakonshëm.