Sat, Mar 21, 2026

“Nuk e kam pasur qejf, madje e urreva”, Ana Lika rrëfen fillimet me Bjordi Mezin

“Nuk e kam pasur qejf, madje e urreva”, Ana Lika rrëfen fillimet me Bjordi Mezin
  • PublishedMarch 21, 2026

Ana Lika ka ndarë një rrëfim të sinqertë për historinë e saj të dashurisë me partnerin, regjisorin Bjordi Mezini, gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe gra”.

Ajo tregoi se njohja e tyre ka nisur vite më parë në Top Channel, për të vijuar më pas në rrugë profesionale, ku puna i ka afruar sërish. Megjithatë, historia e tyre nuk ka qenë aspak një dashuri me shikim të parë.

Ana rrëfeu se takimi i parë nuk la aspak përshtypje të mirë tek ajo, madje ndjesitë ishin krejt të kundërta nga ato që erdhën më vonë. “Nuk besoj që ishte dashuri me shikim të parë. Nuk e kam pasur qejf. Mbaj mend takimin e parë me Bjordin, ku ka qenë i ftuar në ‘Pa limit’ këtu në Top Channel. Nuk më pëlqeu dhe unë e urreva”, u shpreh aktorja.

Ajo tregoi se vite më vonë janë takuar rastësisht në një ngushëllim, ku Bjordi i propozoi një rol. “I thashë ‘patjetër’ dhe i jap adresën e e-mail. Prita skenarin dhe hiç”, tha Ana, duke shtuar se komunikimi u ndërpre për një kohë të gjatë.

Por historia nuk përfundoi aty. Pas disa vitesh, një telefonatë e papritur e riktheu në të njëjtin projekt me Bjordin. “Pas shumë vitesh më vjen një telefonatë dhe më propozojnë një rol që e pranova. Shkova dhe atje gjej Bjordin në tavolinë. E pranova rolin, filluam të kishin probleme si aktor-regjisor”, rrëfeu ajo.

Sipas Anës, lidhja e tyre u zhvillua natyrshëm gjatë bashkëpunimeve, duke u mbajtur larg vëmendjes publike. “Mendoj që ishte dhe zgjedhje e Bjordit në heshtje që lidhja jonë ishte hermetike. Ne u gjendëm shumë mirë bashkë pasi punonim dhe bashkë”, përfundoi aktorja.