Barazimi ndaj Partizanit, Dobi: Bëmë gabime dhe u ndëshkuam
Trajneri i Teutës, Enkelejd Dobi analizoi barazimin 2-2 ndaj Partizanit.
“Kjo na dhemb, futbolli është lojë gabimesh, përsëritëm dy gabime. Me volumin që dhanë çunat u munduan jashtëzakonisht, por ishim naivë në dy golat. Përqëndrimi duhet të ishte akoma më i madh. Pas golit të pësuar, reaguam mirë, këto ndeshje duhen fituar. Nuk them se luajtëm super ndeshje, por ishim të ndërgjegjshëm, Partizani është ekip i fortë, por donim të fitonim. Më vjen keq për tifozët, sepse prisnin 3 pikësh. Ky është futbolli, të mendojmë për ndeshjen e radhës.
Golin e parë e morëm në momentin që e kishim topin ne dhe e humbëm. Partizani nuk na rrezikoi në pjesën e parë për veç një aksioni. Teuta dallohet për presingun ultra ofensiv. Duhet të ishim më të qartë në rikuperimin e topave. Ishim me një kohë vonese. Alternativat pas daljes së Dacit ishin të cunguara. E dinim të destinuar për të kërkuar fitoren dhe për t’u futur në lojë për “Final 4””-tha ai.
