Sun, Mar 22, 2026

12 milionë euro për Ernest Muçin, Trabzonspori “joshet” nga oferta e bujshme

12 milionë euro për Ernest Muçin, Trabzonspori “joshet” nga oferta e bujshme
  • PublishedMarch 22, 2026

Ernest Muçi po spikat me Trabzonsporin, ndërsa së fundmi është zbuluar një prapaskenë e bujshme. Klubit turk i janë ofruar 12 milionë euro në merkaton e dimrit, për të blerë kartonin e mesfushorit me tipare sulmuese.

Ky lajm është konfirmuar nga Hasan Tunçel, që punon si gazetar sportiv dhe ndodhet pranë Trabzonsporit. Kujtojmë se Muçi është i huauzar nga Beshiktashi.

Trabzonspori gëzon të drejtën e blerjes së kartonit në fund të sezonit. Më pas mund ta shesë. Ky duket edhe skenari më i mundshëm për 25-vjeçarin, pasi oferta e bujshme u refuzua.

Ylli i Shqipërisë regjistron 29 paraqitje deri tani me Trabzonsporin, ndërsa ka shënuar 13 gola dhe asistuar tetë të tjerë.