Mon, Mar 23, 2026

Lamtumirë Atletico, Griezman largohet drejt USA-s, mbyll marrëveshjen me Orlando-n

Lamtumirë Atletico, Griezman largohet drejt USA-s, mbyll marrëveshjen me Orlando-n
  • PublishedMarch 23, 2026

Antoine Griezmann do të largohet nga Atlético Madrid dhe nga futbolli europian në fund të këtij sezoni, për t’u transferuar te Orlando City SC në MLS. Sulmuesi francez ka arritur tashmë një marrëveshje të plotë me klubin amerikan për një kalim gjatë verës.

Duke përfituar nga pauza e kombëtareve, Griezmann pritet të udhëtojë në Florida për të finalizuar marrëveshjen dhe për të firmosur kontratën që do të shënojë etapën e fundit të karrierës së tij të jashtëzakonshme.

Edhe pse fillimisht klubi spanjoll kishte kundërshtuar një largim të menjëhershëm, drejtuesit e Atlético Madrid kanë dhënë tashmë miratimin përfundimtar për 35-vjeçarin, duke i mundësuar të realizojë dëshirën e tij për ta mbyllur karrierën në MLS, një synim që e kishte shprehur prej vitesh.