“Na duhet një gol më shumë”, Urban-Lewa: Shqipëria, ekip me potencial, por s’ka vend për gabime
Është një finale për Shqipërinë, por është jashtëzakonisht e rëndësishme edhe për Polonië. Çdo përfundim tjetër përballë kuqezinjve do të ishte një dështim i madh për Poloninë, ky është një fakt i pranuar edhe nga legjenda si Bonjek. Nga trajneri Urba te Lewandowski, të gjithë në radhët e Polonisë e kanë të qartë se përballë Shqipërisë do të jetë një ndeshje e vështirë, por është vetëm pengesa e parë ku nuk lejohen gabime. Në konferencë për shtyp, trajneri Jan Urban, vlerësoi ekipin e Sylvinho-s, por shtoi se kjo është një ndeshje ku nuk ka vend për gabime:
“Shqipëria është një kombëtare me potencial të madh. Mendoj se janë përmirësuar shumë krahasuar me vitet e kaluara. Ata kanë një skuadër, e cila luan shumë mirë në mbrojtje dhe pëson shumë pak gola. Ata kanë shumë lojtarë, të cilët luajnë në Itali dhe kanë të zhvilluar shumë lojën e mbyllur. Do të na duhet të bëjmë llogaritë mirë. Nëse dikush më thotë se në këmbim të një loje të dobët nga ana jonë do të marrim kualifikimin unë e pranoj”.
I vetëdijshëm për peshën e këtij takimi është edhe Robert Lewandowski. “Bomberi” polak theksoi se ekipit të tij i duhet një gol më shumë, mjafton të kualifikohen për më tej, pasi ky është një takim ku nuk lejohen gabimet:
“Na duhet një gol më shumë se rivali. Nuk dua që të bëj krahasime me ndeshjen e 2023-it. Shqipëria gjithmonë ka qenë një rivale e vështirë për ne, por takimi i radhës do të luhet në fushën tonë. I respektojmë, kjo për ne është finalja e parë dhe s’ka vend për gabime”.
Për takimin ndaj Shqipërisë, trajneri Jan Urban nuk do kenë në dispozicion Nicola Zaleëskin. Mesfushori i Atalantës mungon për shkak të pezullimit nga kartonët dhe do të jetë gati vetëm për finalen e mundshme. Siç dihet, të dëmtuar janë sulmuesi Adam Buksa dhe portieri Skorupski.
