Mbylli sezonin, Berisha prek me postimin e tij: Moment i vështirë, jam i shkatërruar
Për fat të keq, Medon Berisha mbyll sezonin. Në momentin e tij më të mirë në Serie A, pasi u zgjodh tre herë radhazi si lojtari më i mirë i Lecces, mesfushori kuqezi pësoi një dëmtim të kofshë në dhjetor.
Në radhët e Lecces e morën me qetësi rikuperimin e tij, i cili parashikohej jo më shumë se dy muaj, por pikërisht atëherë kur të gjithë prisnin që Berisha të rikthehej në fushë, ekipi i Lecces befasoi në deklaratën për mediat, duke zbuluar se mesfushori kishte pësuar një tjetër dëmtim gjatë seancës së personalizuar stërvitore, një dëmtim në muskulin e brendshëm të kofshës së djathtë.
Ky dëmtim i rëndë detyron Berishën të mbyll sezonin e tij me Lecces. Mesfushori kuqezi, në një reagim në rrjetet e tij sociale, nuk e fshehu zhgënjimin për këtë fund të hidhur:
“Moment shumë i vështirë. Për fat të keq, një tjetër dëmtim më detyron të ndalem pikërisht tani. Jam i shkatërruar, por do të jap gjithçka për t’u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Berisha.
