Wed, Mar 25, 2026

Milan, Igli Tare vihet në lëvizje, tenton të josh yllin e Bayern Munich

Milan, Igli Tare vihet në lëvizje, tenton të josh yllin e Bayern Munich
  • PublishedMarch 25, 2026

Santiago Castro dhe Leon Goretzka janë dy objektivat kryesorë të Milanit në këtë merkato vere. Në pritje për të kuptuar se si do të përfundojë ky sezon, drejtuesit e klubit kuqezi kanë nisur punën për të ndërtuar një ekip i aftë të luftojë në garën për titull në Serie A dhe të jetë konkurrues në Champions League. Është e qartë që grupi aktual ka nevojë ka nevojë të përmirësohet, thuajse në çdo repart.

Tare po punon prej kohësh për të bindur Leon Goretzkan i cili konsiderohet si një afrim luksi, por për të arritur te mesfushori nuk është e lehtë, kjo për dy arsye. E para, Goretzka do të largohet falas në fund të këtij sezoni, për të ka një konkurrencë shumë të fortë pasi përfaqëson një okazion, ndërsa e dyta është paga e tij e lartë.

Aktualisht, mesfushori përfiton 17-18 milionë euro te Bayern, shifër që te Milan as që mund ta imagjinojë. Tare ka në dorë vetëm projektin sportiv dhe opsionin për ta vendosur mesfushorin në qendër të projektit.