“Peaky Blinders: The Immortal Man” arrin 25.3 milionë shikime në tre ditët e para në Netflix
Filmi “Peaky Blinders: The Immortal Man” ka shënuar një sukses të madh në Netflix, duke regjistruar 25.3 milionë shikime gjatë tri ditëve të para pas premierës. Titulli është i disponueshëm në platformë që nga 20 marsi dhe është një vazhdim i serialit të njohur të BBC-së, “Peaky Blinders”, me protagonist Cillian Murphy, i cili u transmetua për gjashtë sezone nga viti 2013 deri në 2022.
Filmi u bë shpejt titulli më i shikuar në Netflix për javën 16-22 mars dhe mbajti audiencën e lartë që seriali kishte fituar më parë.
Në vendin e dytë të përmbajtjeve speciale televizive jo në anglisht ishte “BTS The Comeback Live: Arirang”, premierë më 22 mars, që arriti 13.1 milionë shikime në fund të mbrëmjes së premierës dhe gjithsej 18.4 milionë gjatë gjithë ditës së shikimit.
Në listën e serialeve televizive në gjuhën angleze, për javën e dytë radhazi, sezoni i dytë i “One Piece” renditet në vendin e parë me 11.1 milionë shikime në javën e parë të publikimit, pas debutimit me 16.8 milionë shikime në katër ditë. Sezoni i parë i serialit gjithashtu u rikthye në renditje, në vendin e katërt, me 4.4 milionë shikime.
Ndërsa, seriali i dytë më i shikuar në këtë kategori ishte sezoni i shtatë i “Virgin River”, me 7.7 milionë shikime, ndjekur nga sezoni i dytë i “Beauty in Black”, që regjistroi 5.3 milionë shikime në javën e katërt në tabelë.
Ky renditje tregon se audienca e Netflix vazhdon të mbështesë fuqishëm prodhimet e njohura ndërkombëtare, duke shpërblyer titujt e preferuar të publikut.
