Wed, Mar 25, 2026

Gimbo në burg? Reagimi i Selin kur lexon lajmin

Gimbo në burg? Reagimi i Selin kur lexon lajmin
  • PublishedMarch 25, 2026

Diten e sotme, gjatë transmetimit të Big Brother VIP Albania, në ekran është shfaqur një lajm ku thuhej se ish banori, Dj Gimbo ndodhet nën arrest. Selin e ka parë informacionin, por për shkak të sfidës së mosreagimit që po zhvillohet brenda shtëpisë, ajo nuk ka reaguar ndaj lajmit.

Ky moment ka kaluar pa komente nga banorët, duke respektuar rregullat e lojës. Kujtojmë se Selin dhe Gimbo krijuan lidhjen e tyre brenda shtëpisë së Big Brother të cilën e “finalizuan” me një dasëm.

Por në një nominim me banoren Brikena, Dj Gimbo u eleminua nga gara.

Kujtojme se me të mbërritur në studio pas eliminimit nga Big Brother VIP Albania, DJ Gimbo u përball me një lajm të papritur në lidhje me mikun e tij, Gjesti. Gjatë intervistës pas daljes nga shtëpia, moderatori Ledion Liço e njoftoi Gimbon për zhvillimet më të fundit që lidhen me Gjestin.

Ai i bëri të ditur se artisti ishte përfshirë në një incident të ndodhur ditëve të fundit në zyrat e kompanisë që menaxhonte materialet e tij në platformat online, ku dyshohet se ka kërcënuar stafin.

Si pasojë e këtij rasti, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë nga gjykata, ndërsa aktualisht eshte liruar nga burgu.