Wed, Mar 25, 2026

“Euforia mund të dëmtojë Poloninë”, Shehu: Botërori? Le të kurorëzojmë këtë moment të mirë të kombëtares

“Euforia mund të dëmtojë Poloninë”, Shehu: Botërori? Le të kurorëzojmë këtë moment të mirë të kombëtares
  • PublishedMarch 25, 2026

Shqipëria luan të enjten ndaj Polonisë ndeshjen e vlefshme për Play Off të Botërorit. Në një intervistë të dhënë së fundmi, mesfushori i kombëtares, Julian Shehu tregoi  këndvështrimin e tij.

“E ndjejmë rëndësinë e këtij takimi. Këtë periudhë të mirë me Kombëtaren, është momenti ta kurorëzojmë. E dimë rëndësinë dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv. Polonia nuk është se ka ndryshuar shumë. Polonia ka të njëjtin mentalitet si para 3 viteve, ndonëse trajneri ka ndryshuar. Kualiteti nuk ka nevojë të komentohet. Si çdo ekip, kanë pikat e tyre të dobëta dhe shpresoj t’i godasim aty.

Një pikë e dobët, me çfarë kam dëgjuar, ato e kanë të sigurt fitoren. Në këtë pikë që jemi ne, nuk ka ndeshje të lehta. Shpresojmë që euforia që kanë, t’iu rikthehet në ogur të keq. Nuk e di pse e mendojnë ashtu. Unë mendoj se jemi ekipe të njëjta. Kjo është ndeshje teke, finale. Nuk përbën diferencë individi në këtë ndeshje. Unë flas, nga çfarë nga opinioni publik”,- Tha Shehu për TV Klan.