Wed, Mar 25, 2026

Poloni – Shqipëri / Kombëtarja mbyll përgatitjet, gjithçka gati për sfidën e nesërme të play off-it të Botërorit 2026

Poloni – Shqipëri / Kombëtarja mbyll përgatitjet, gjithçka gati për sfidën e nesërme të play off-it të Botërorit 2026
  • PublishedMarch 25, 2026

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Polonisë, e vlefshme për fazën play off të Botërorit 2026 që do të luhet në orën 20:45 në stadiumin “PGE Narodowy”.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilluan një seancë të plotë stërvitore, ndërsa Departamenti i Komunikimit në Fshf bën me dije se të gjithë lojtarët janë gati për sfidën ndaj Polonisë.

Atmosfera brenda grupit është shumë pozitive dhe i gjithë ekipi dhe stafi është i motivuar për të zhvilluar një ndeshje të mirë.