“E prisja kualifikimin e Kosovës, por jo katër golat”, Çutra: Vend i rritur me futbollin, e merituar nëse shkon në Botëror
Kosova arriti të sigurojë një biletë për në finalen e Play Off të Botërorit, pasi mundi 3-4 Sllovakinë. Nëse dardanët mundin Turqinë, janë ata që shkojnë në Botëror. Gazetari i News 24, Igli Çutra foli në “Programin e Drekës”, ku vlerësoi në maksimum Kosovën.
“Kosova është në një nga momentet më të mira në histori. Unë e prisja një kualifikim të Kosovës, por jo katër gola. Sllovakia është një ekip pa traditë, ndërsa Kosova është në formë.
Muriqi po bën sezon të përkryer në Spanjë. Zhegrova, Rashica, Muric, Asllani, ka plot emra. Ky është fat i madh që ekipi tjetër Kosova na ka nderuar. Ky ishte momenti i Kosovës, është në momentin më të mirë.
Objektivi është Kupa e Botës, akoma nuk ka arritur asgjë. Është një popull që dashuron futbollin”- Tha ai.
