Euro U-19/ Kombëtarja fantastike ndaj Maltës, regjistron fitoren më të thellë në historinë e kësaj grupmoshe
Kombëtarja shqiptare U-19 arriti që të marrë maksiumin në sfidën e dytë ndaj Maltës, në grupit B4 në kualifikueset e Europianit, në sfidën e luajtur në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Fatjon Tafaj dominuan duke triumfuar me rezultatin 7-1. Suksesi më i thellë në histori për Shqipërinë U-19, që mbante rekordin me fitoren e vitit 2024 përballë Litenshtejnit, në shifrat 6-0.
Trajneri Fatjon Tafaj aktivizoi këtë formacion titullar: Raffaele Huli (GK), Lucas Cekrezi, Kris Gecaj (C), Leon Sylejmani, Andreas Llana, Gabriel Kulla, Arman Durmiši, Oliver Blini, Endrit Asani, Rikardo Sheji dhe Serxhio Vogli.
Kuqezinjtë shënuan të parët në minutën e 21-të me Arman Durmisi, i cili ktheu në gol harkimin e Lukas Cekrezit, por pesë minuta më vonë Camilleri vendosi baraspeshën. Megjithatë Gabriel Kulla në të 35-ën riktheu përsëri në avantazh Shqipërinë. Pak pa u mbyllur pjesa e parë Durmisi realizoi dhe të tretin në portën e miqve.
17-vjeçari konfirmoi formën e mirë që po kalon, teksa në fillimin e pjesës së dytë, realizoi të tretin personal dhe të katërtin për kuqezinjtë. Redzepi, i aktivizuar nga stoli shënoi golin e pestë, ndërsa Kulla realizoi dhe dy hetë të tjera gjashtin në minutat e 72 dhe të 80-të.
Në ndeshjen tjetër të grupit B4, Norvegjia fitoi 3-0 ndaj Luksemburgut në stadiumin “Niko Dovana”.
Kombëtarja do të luajë më 31 mars ndaj Norvegjisë ndeshjen e tretë dhe fundit të këtij raundi, që do të vendosë dhe fatin e kualifikimit. Takimi do të zhvillohet po në “Shtëpinë e Futbollit” në ora 15:00.



