Panik te Rumania, trajneri Lucescu pëson kolaps në stërvitje
Tekniku i kombëtares së Rumanisë, Mirsea Luçesku ka pësuar kolaps në stërvitje në prag të ndeshjes me Sllovakinë, duke frikësuar stafin e kësaj përfaqësueseje.
Për momentin, gjendja e Luçeskut është e qëndrueshme, ndërsa analizat në ditët në vijim do jenë ato që do tregojnë detaje më të hollësishme.
Federata rumune ka bërë kërkesë të menjëhershme në UEFA ku ka kërkuar anulimin e sfidës së humbësve të Plej Of-it, por diçka e tillë është refuzuar.
Në këto kushte, Kombëtarja rumune do të udhëtojë për në Bratisllavë këtë të dielë pa Luçeskun, e detyruar nga urdhëri i UEFA-s.
Ndeshja me Sllovakinë luhet me 31 mars, pikërisht atëherë kur zbret në fushë edhe kombëtarja jonë për miqësoren me Ukrainën.
Theksojmë se trajneri legjendar Luçesku, në moshën 80-vjeçare mban rekordin si më i vjetri në historinë e ekipeve kombëtare, ndërsa nuk mund të lihet pa përmendur eksperienca e madhe.
