Sun, Mar 29, 2026

Dështimi sjell pasoja, Çutra: Priten ndryshime te Shqipëria, cikli Sylvinho i mbyllur…

Dështimi sjell pasoja, Çutra: Priten ndryshime te Shqipëria, cikli Sylvinho i mbyllur…
  • PublishedMarch 29, 2026

Humbja me Poloninë do të sjellë ndryshime te Shqipëria, përfshirë këtu stafin teknik. Gazetari Igli Çutra, i ftuar në “News24 fundjavë”, e konsideron ciklin e Sylvinhos si të përfunduar.

“Te Shqipëria pritet një ndryshim i stafit teknik, pasi konsiderohet një cikël i përfunduar. Nuk u arrit objektivi. Duhet bërë një analizë për të dalë në konkluzione. Sfidën me Poloninë mund ta kishim luajtur më mirë”- tha ai.

Shumë prej tifozëve, në fakt, e shikojnë Sylvinhon si fajtor kryesor për dështimin. Se si do jetë e ardhmja e teknikut, mbetet të shihet pas miqësores me Ukrainën.