Sun, Mar 29, 2026

Miri për bashkëshorten dhe vajzën: Kam shumë nevoj për to!

Miri për bashkëshorten dhe vajzën: Kam shumë nevoj për to!
  • PublishedMarch 29, 2026

Armir Shahini ka qenë i ftuari i radhës në “Big Brother Radio”, format i realizuar brenda shtëpisë më të famshme në vend, ku banorët ndajnë më shumë detaje nga përjetimet dhe raportet e tyre jashtë lojës.

Gjatë intervistës me Juelën dhe Rogert Sterkajn, ai është ndalur në një moment mjaft emocional, teksa është pyetur për një mesazh që do t’ia dërgonte bashkëshortes dhe vajzës së tij. Me tone të ndjera, ai ka shprehur mirënjohjen dhe dashurinë për familjen, duke theksuar rolin e tyre si motivim i fortë në rrugëtimin e tij në këtë eksperiencë.

“Faleminderit shumë që më dhatë këtë mundësi, unë e kuptoj shumë mirë dhe nga ty e kuptoj edhe më mirë sepse ti vet je një prind i një djali, ti më kupton më shumë se gjithë të tjerët”, iu drejtua Miri-Rogertit.

“Unë kam një mesazh shumë të fortë për bashkëshorten time Rabea vajzën time, i them që i dua shumë se janë një forcë shumë e madhe që unë jam këtu në Big Brother, motivi im të eci sa më shumë”.

“I dua shumë kam shumë nevojë për ta, jetoj me ta dhe mezi pres t’i takoj”, theksoi mes tjerash.

Kujtojmë se Miri ka një vajzë me partneren e tij, e cila është me origjinë gjermane. Rrëfimi i tij ka prekur jo pak publikun, duke sjellë një anë më personale dhe të ndjerë të tij brenda formatit.