FOTO/ AEK i fiksuar pas Mitajt, trajneri serb shtyn klubin të blejë “sallksin” kuqezi
Mario Mitaj, një nga talentet kuqezi, për fat të keq, nuk është më në periudhën e tij të artë, kjo pasi në Arabinë Saudite, “sallkasi” ka humbur shumë nga statusi i tij si titullar, në pjesën më të madhe gjatë këtij sezoni e ka parë veten jashtë planeve të trajnerit të Al Ittihad. Pavarësisht këtij fakti, Mitaj nuk ka humbur admiruesit e tij në Evropë.
Në Greqi ndezin hipotezën e bujshme, me mediat që flasin për një interesim nga ana e AEK Athina, ekipi ku Mitaj u bë i njohur. Futbollisti shqiptar është nën kontratë me Al Ittihad deri në 2028, por fakti që nuk shihet më si titullar i paprekshëm, ka bërë që palët, klubi saudit dhe lojtari, të ulën në të një tavolinë për të diskutuar në lidhje me të ardhmen.

“SportReport”, media sportive në Greqi, zbulon se është trajneri i AEK, Marko Nikolic që po shtyn klubin për të siguruar shërbimet e Mario Mitaj. Kartoni i tij vlerësohet në treg me 5,5 milionë euro, një shifër që klubi nga Athina mund ta investojë pasi bëhet fjalë për një lojtar vetëm 22-vjeç, me shumë të ardhme.
Në Athinë, nëse do të vihej në jetë një rikthim i tij, Mitaj do të gjente edhe dy miqtë e tij në Kombëtare, Thomas Strakoshën dhe Stavro Pilo-n.
