Kosova pranë mrekullisë, Botërori një hap larg, Prishtina kthehet në kryeqendrën e shqiptarisë
Shqipëria, nuk arriti të mbante të gjallë ëndrrën amerikane, por pjesa tjetër e kombit kuqezi Kosova, është në takim me historinë, me “Dardanët” që janë vetëm një hap larg pjesëmarrjes në Botëror. Këtë herë, Prishtina do të jetë kryeqendra e shqiptarisë pasi sytë dhe zemra e çdo shqiptar kudo në botë janë kthyer nga stadiumi “Fadil Vokrri”. Atmosfera në Prishtinë është fantastike, me ekipin përfaqësues dhe të gjithë ambientin që po përjetojnë një ëndërr të madhe. Të ndodhur në këtë pikë, vetëm një hap larg kualifikimin, trajneri Franko Foda dhe të gjithë besojnë se mund të kalojnë edhe Turqinë, rivalin e tyre të madh këtë mbrëmje. Tekniku gjerman i shfaq i qetë në konferencë për shtyp, i vetëdijshëm se shanset janë 50 me 50:
“Ekipi i Turqisë është shumë i fortë edhe në aspektin e lojtarëve individual si Yildiz, Guler e Calhanoglu, janë kualitativë, por dhe ne jemi të mirë. Jemi në finale me plot meritë, gjasat janë 50-50. Ne do të japim gjithçka për të fituar”
Kjo është një ndeshje epike edhe për kapitenin Vedat Muriqi. “Pirati” shpreson që pas Pavarësisë, Kosova të përjetojë arritjen e dytë më të madhe që nga koha kur u formuan si shtet. Muriqi është i vetëdijshëm se përballë kanë një rival të fortë, por edhe Kosova ka lojtarë shumë të mirë, për më tepër që luajnë në shtëpi dhe atmosfera është fantastike:
Për fat të keq, stadiumi “Fadil Vokrri” është në kapacitet maksimal më pak se 13 mije vende, por në Prishtinë janë instaluar ekrane gjigande në tre sheshet kryesore të kryeqytetit për t’i dhënë mundësinë të gjithë tifozëve të shijojnë nga pranë këtë super sfidë. Ndërkohë, qeveria e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka vendosur premio prej 1 milionë euro në rast kualifikimi për në Botëror. Jo vetëm kaq, Kosova përfiton edhe nga FIFA afro 10 milionë euro nëse shkon në Botëror.
