Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…
Një moment i veçantë dhe plot emocione është transmetuar në rubrikën “Big Love” në Big Brother VIP 5, ku DJ Gimbo i ka dërguar një mesazh të ngrohtë Selin, duke e surprizuar dhe emocionuar banoren.
Në fjalët e tij, ish-banori nuk kursen dashurinë dhe mbështetjen, duke i kërkuar Selin të mos mërzitet dhe të vazhdojë rrugëtimin e saj në shtëpi me të njëjtën energji. Ai thekson se jo vetëm loja e saj, por edhe zemra po fitojnë çdo ditë publikun. Mesazhi ishte i mbushur me mall dhe krenari, ku DJ Gimbo i dërgon përshëndetje nga familja e Selin dhe nga e gjithë familja e tij, duke treguar se ajo ka një mbështetje të fortë jashtë shtëpisë.
“Qika jeme e vogël pink… je tu i kall krejt. Po më le pa fjalë… malli për ty më ka marrë shumë. Ne jemi mbështetësit e tu numër 1… Vazhdo kështu se jo veç loja por edhe zemra jote po na fiton çdo ditë. Të dua shumë dhe mos u mërzit”, shkroi ai.
Nga ana tjetër, Selin reagoi shkurt, por me shumë emocion, duke treguar sa shumë e preku mesazhi.
“DJ Gimbo të dua shumë. Je zemra ime”, u shpreh ajo, ndërsa në shtëpi nuk munguan komentet dhe reagimet nga banorët e tjerë, përfshirë Juelën dhe Rogertin.
