Selin provokoi Mirin dhe Rogertin? Banori: Ajo është xheloze
Treshja, Selin, Miri dhe Rogerti, po vijojnë ende me “armiqësitë” e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Selin gjatë këtyre ditëve ka provokuar Mirin, për të prishur marrëdhënien mes tij dhe Rogertit.
Kjo situatë solli debate mes tyre gjatë prime-t, teksa Rogerti tha se ajo është xheloze për marrëdhënien me Mirin.
Biseda ne Prime:
Rogerti: Unë me Mirin shkojmë shumë mirë. Unë jam impulsiv, Miri i qetë. Shumë herë më qetëson, kemi gjetur tenxherja kapakun në këtë lojë. S’është faji im që ti ke dashur të prishesh me Mirin se nuk e ke kuptuar këtë lojë. Selin është xheloze, i ka rënë kovës me qumësht vetë dhe ka treguar një gocë ofenduese.
Selin: Miri njihet provokativ për lojën. Mendova t’i bëj një provokim. Shkova tek Miri, se nëse ai është pretendent për finale, siç e thotë në shtëpi, doja të shihja Mirin në atë situatë të lojës.
Miri: Selin do të më shohë mua vetëm në lojë? Ti ke qenë vetëm kur ne u ndamë në lojë, Gimbon nuk e ke pasur?
Selin: Nuk kam pasur lojë me partnerin unë. Nuk kam pasur ortakëri. Unë nuk kam.
Miri: Ishte një provokim i Selin, unë e njoh shumë mirë, që kur flet me ironi, që kur reagon.
