Fri, Apr 3, 2026

Zyrtare/ Pas Gravina-s dhe Buffon, largohet edhe tekniku Gennaro Gattuso

Zyrtare/ Pas Gravina-s dhe Buffon, largohet edhe tekniku Gennaro Gattuso
  • PublishedApril 3, 2026

Tronditje në kampin e Italisë. Gennaro Gattuso ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares, pas humbjes ndaj Bosnjës që la “azzurrët” jashtë Kupës së Botës.

Një vendim i paralajmëruar që nga fundi i ndeshjes në Zenicë, por që vjen edhe në një moment të vështirë për FIGC, pas dorëheqjeve të Gabriele Gravina dhe Gianluigi Buffon.

Tashmë nis gara për pankinën e Italisë. Në listën e kandidatëve kryesorë janë Roberto Mancini, Massimiliano Allegri, Simone Inzaghi dhe Antonio Conte, ndërsa vendimi pritet pas 22 qershorit.

Në pritje të emrit të ri, drejtimin e përkohshëm mund ta marrë Silvio Baldini, i cili pritet të udhëheqë skuadrën në miqësoret e verës. Italia hap kështu një kapitull të ri, mes zhgënjimit dhe nevojës për rindërtim.