Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty
Në shtëpinë e Big Brother VIP është futur edhe një e ftuar speciale, mbesa e vogël e Mateos e cila ka sjellë unazat për çiftit të cilët po kurorëzojnë sot dashurinë e tyre me një dasmë.
Çifti Mateo-Brikena ka shkëmbyer unazat mes tyre, dhe më pas kanë vallëzuar nën ritmet e këngës së tyre ‘Të Dua’ të cilën banori ia ka dedikuar disa kohë më parë.
“Ka qenë një udhëtim shumë i gjatë dhe i vështirë, plot emocione. Doja të thoja që ti më ke dhënë të gjitha ngjyrat e këtij BB. Do ma bësh edhe jashtë jetën më të bukur”, u shpreh Mateo.
“Unë doja të thoja shumë gjëra, por kam shumë emocione. Unë nuk e kisha menduar kurrë të bëja një dasmë këtu. Pranova sepse unë ndjej shumë për ty dhe dua të jem përgjithmonë me ty”, u shpreh Brikena.
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”, tha Kristi.
Mirepo, Brikena është surprizuar sërish gjatë natës së sotme. Ndërsa ishte duke kërcyer me Mateon pas kurorëzimit të dashurisë së tyre, në shtëpi ka hyrë tezja e saj, me te cilen eshte shume e lidhur.
Tezja e Brikenës është përshëndetur me banorët dhe më pas është bërë pjesë e festimeve me këngë e valle.
