Tue, Apr 7, 2026

FOTO/ “Divorci” me FSHF duket i pashmangshëm, Sylvinho bën gati “valixhet”, i del emri në Brazil

FOTO/ “Divorci” me FSHF duket i pashmangshëm, Sylvinho bën gati “valixhet”, i del emri në Brazil
  • PublishedApril 7, 2026

Në 3 vite në krye të Shqipërisë, emri i Sylvinho-s qarkulloi fuqishëm kudo në botë, kjo edhe për meritë të tij pasi arriti të dërgonte në Evropian një përfaqësuese të vogël si Shqipëria, gjithashtu për herë të parë i dërgoi edhe në fazën “play-off” të një Botërori. Në “Euro2024” përballja me përfaqësuese si Italia, Kroacia e Spanja i dha gjithashtu një bonus shumë të madh në aspektin personal, aq sa në një moment edhe pse ishte nën kontratë me FSHF-n, Sylvinho ishte në dyshim për të vijuar në krye të kuqezinjve. Sot diskutimi është ndryshe pasi teknikun brazilian i përfundon kontrata në korrik dhe palët duken më larg se kurrë, pasi këtë edhe herë edhe në zyrat e FSHF-së nuk janë të sigurt nëse duhet t’i ofrojnë një kontratë të re.

Siii
Siii

Së fundmi, emri i Sylvinho-s po qarkullon në Brazil pasi sipas mediave në vend ekipi i Corinthians ka shfaqur interes për ish trajnerin e tyre. Sylvinho ka drejtuar më herë ekipin brazilian në periudhën maj 2021 deri më 2 shkurt 2022 kur dhe u shkarkua pas humbjes përballë Santos. Në 44 ndeshje në krye të Corinthian-s, Sylvinho numëron 17 fitore, 14 barazime dhe 13 humbje.

Ssiiii
Ssiiii

Që nga ajo kohë, Sylvinho ka fituar shumë eksperiencë, për këtë arsye mediat e kanë vendosur në listën e trajnerëve që drejtuesit e klubit shohin si pasues të Dorival Junior, me brazilianin që u shkarkua së fundmi. Sylvinho nuk është emri i vetëm në tavolinën e presidentit të Corinthians, por është një mes favoritëve. Fakti që emri i tij po qarkullon në Brazil shton edhe më shumë zërat që flasin për një largim të tij nga stoli i Shqipërisë.