Tue, Apr 7, 2026

Sakrifica për Gresën dhe eliminimi i papritur, flet Akil Varfi: Ky nuk është…

Sakrifica për Gresën dhe eliminimi i papritur, flet Akil Varfi: Ky nuk është…
  • PublishedApril 7, 2026

Largimi i papritur i Akil Varfit nga “Ferma VIP” ka qenë një nga momentet më të komentuara së fundmi, sidomos pas vendimit të tij për të sakrifikuar në lojë për Gresën. Ky eliminim ka ngjallur reagime të shumta në publik, ndërsa aktori ka zgjedhur të thyejë heshtjen menjëherë pas daljes nga formati.

Menjëherë pasi u largua nga ambientet e fermës, ai ndau një reflektim të shkurtër mbi eksperiencën e tij, duke e përshkruar si një përzierje emocionesh të forta. “Eksperienca ishte deri diku e bukur, e lodhshme, stresuese, izolimi bëri gjënë e vet… Por që do ta mbaj mend si diçka shumë të bukur”, u shpreh ai.

Në vijim, aktori la të kuptohet se sjellja e tij në lojë mund të jetë ndikuar nga dinamika e fortë e formatit dhe presioni psikologjik. “Ndoshta më penalizoi euforia. Ky nuk është Akili në jetën reale”, shtoi ai, duke kërkuar njëfarë mirëkuptimi nga publiku.

Edhe pse konsiderohej një nga konkurrentët më të fortë dhe më aktivë në fermë, rrugëtimi i tij përfundoi më herët nga sa pritej. Megjithatë, nga deklaratat e tij duket qartë se ai e ka përjetuar këtë eksperiencë si një aventurë të veçantë, e cila do të mbetet gjatë në kujtesën e tij.