Wed, Apr 8, 2026

Pas BBVK, Klodi flet hapur për raportin me Londrimin dhe Elijonën

Pas BBVK, Klodi flet hapur për raportin me Londrimin dhe Elijonën
  • PublishedApril 8, 2026

Ish-finalisti i “Big Brother VIP Kosova”, Klodian Mihaj, ka qenë së fundmi aktiv në rrjetet sociale, ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij përmes pyetjeve dhe përgjigjeve.

Mes shumë kurioziteteve, një nga pyetjet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte raporti i tij me ish-banorët e tjerë të shtëpisë, konkretisht me Londrimin dhe Elijonën. Ndjekësit ishin të interesuar të dinin nëse miqësia e krijuar brenda formatit kishte vazhduar edhe pas përfundimit të spektaklit.

“A jeni hala shokë me Londrimin dhe Elijonën?”, ishte pyetja që iu drejtua Klodit.

Përgjigjja e tij ishte e qartë dhe pozitive. Klodian Mihaj konfirmoi se marrëdhënia mes tyre vazhdon ende, duke lënë të kuptohet se lidhja e krijuar gjatë eksperiencës në “Big Brother VIP Kosova” nuk ka qenë thjesht për lojë, por ka kaluar edhe jashtë shtëpisë.

Kjo deklaratë është pritur mirë nga fansat e tyre, të cilët kanë ndjekur me interes raportet mes banorëve edhe pas daljes nga reality show. Miqësitë e krijuara në formate të tilla shpesh vihen në provë jashtë kamerave, por në këtë rast duket se ato kanë rezistuar.

Kujtojme se gjate reality show-t, Klodi dhe Elijona u perfolen per romance po mesa duket pas daljes nga Big Brother Vip Kosova, dyshja ka zgjedhur te mbese miq te mire.