Thu, Apr 9, 2026

500 mln euro shpenzime dhe 0 tituj, dështim spektakolar i Slot

500 mln euro shpenzime dhe 0 tituj, dështim spektakolar i Slot
  • PublishedApril 9, 2026

Në Paris, Liverpool nuk pësoi thjesht një humbje, por ajo ishte një disfatë shumë e rëndë, në një kohë kur të kuqtë nuk bënë asgjë për të qëndruar në lojë, krijuan vetëm 0,17% shanse për gol.

Në Angli, mediat e konsiderojnë këtë një dorëzim pa kushte. Champions ishte shansi i fundit i Arne Slot për të shpëtuar stolin pasi të kuqtë rrezikojnë shumë të mbyllin sezonin pa trofe. Përpara ndeshjes me PSG, Liverpool pësoi një tjetër humbje të rëndë 4-0 përballë Man.City në FA Cup.

Të mbyllësh sezonin në këtë formë pasi në verë shpenzuan mbi 500 milionë euro në merkato e bën shkarkimin e Slot të pashmangshëm.