Një dasmë së shpejti? Kida: Babi im nuk më…
Këngëtarja e njohur Kida ishte e ftuara e radhës në emisionin “Mirëmbrëma yje”, të moderuar nga Arbana Osmani, ku ndau me publikun detaje interesante jo vetëm nga karriera, por edhe nga jeta e saj personale.
Gjatë intervistës, atmosfera u bë më intime kur moderatorja e pyeti drejtpërdrejt për planet e martesës: “E kemi një dasmë tani?”. E njohur për natyrën e saj të çiltër, Kida iu përgjigj me humor dhe sinqeritet, duke lënë të kuptohet se momenti i shumëpritur është më afër se kurrë. “Po vjen. Nuk jemi të dy tipa shumë të dasmave,” u shpreh ajo, duke sugjeruar se ceremonia mund të jetë më private dhe larg bujës së zakonshme.
Megjithatë, këngëtarja zbuloi edhe një detaj të veçantë që lidhet me familjen dhe traditën. Ajo tregoi se, si fëmijë i vetëm, babai i saj ka një dëshirë të qartë për një dasmë të mirëfilltë. “Babai im nuk më jep pa ma bërë një dasmë. Nuk më jep mua,” tha ajo me humor, duke nënvizuar rëndësinë që ka ky moment për familjen e saj.
Kujtojmë se Kida mori propozimin për martesë në dhjetor të vitit 2024, pikërisht në ditëlindjen e saj të 27-të, një moment që e bëri edhe më të veçantë këtë hap në jetën e saj personale.
Tashmë, fansat janë në pritje për të zbuluar se kur do të zhvillohet ceremonia dhe si do të duket dasma e shumëpritur e artistes, e cila pritet të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.
