Mon, Apr 13, 2026

Maya rrëfen dhimbjen pas ndarjes: Zemra ime tani është në pranverë

Maya rrëfen dhimbjen pas ndarjes: Zemra ime tani është në pranverë
  • PublishedApril 11, 2026

E ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra” ishte këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Maya, e cila ndau një rrëfim të ndjerë për sfidat personale dhe periudhat e vështira që ka kaluar në jetën e saj.

Duke iu referuar ndarjes nga bashkëshorti, artistja tregoi se ka përjetuar momente të forta emocionale, të cilat i ka reflektuar edhe në muzikën e saj. “Disa nga këngët e mia, ia kam kushtuar jetës sime. Për një periudhë kam pasur goxha momente të trishtuara, kam qenë e zhgënjyer dhe e lodhur. Kam një djalë të vogël, të gjitha momentet e trishta i mbajta për vete. Djali nuk i pa kurrë lotët e mi. Një frazë e këngës sime thotë më bënin shoqëri vetëm lotët e mi (përlotet). Zemra është muskul, duhet kuruar. Me kalimin e kohës, ne kujdesemi për ta kuruar zemrën tonë. Unë e kam kuruar, por ka pasur plot sfida dhe humbje. Tani zemra ime është në pranverë”.

E pyetur për statusin e marrëdhënies, Maya sqaroi se procesi i ndarjes ende nuk është përmbyllur ligjërisht. “Nuk jemi bashkë, zyrtarisht akoma të pandarë me gjyq. Ai është baba i djalit tim. Është dikushi në jetën time”, u shpreh ajo.

Sa i përket mundësisë së një ribashkimi, këngëtarja u tregua e rezervuar: “Ai është i pakuptueshëm. Është një natyrë e vështirë. Nuk mund të flas sepse është një person që ka personalitete të ndryshme, të jetë mirë për djalin tim, u bëftë mbret për djalin tim. Kaq. Për djalin më ndihmon jashtëzakonisht shumë (qesh), sepse nuk është fare aty”.

Në fund, ajo foli edhe për rolin e saj si prind i vetëm: “(Këndon) E hedh vallen si të dua, herë si burrë e herë si grua”.