Sat, Apr 11, 2026

Deklarata e fortë e Stresit: Një shkodran është paguar 100 mijë euro nga “çunat e Dubait”, për të vrarë Clevion

Deklarata e fortë e Stresit: Një shkodran është paguar 100 mijë euro nga “çunat e Dubait”, për të vrarë Clevion
  • PublishedApril 11, 2026

Stresi ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një bisede live në TikTok me një përdorues të quajtur Fire, duke ngritur alarmin për një plan të dyshuar vrasjeje ndaj reperit Kleviol Ahmeti, i njohur si Clevio.

Sipas tij, persona të paidentifikuar kanë paguar një shumë prej 100 mijë eurosh si kapar për eliminimin fizik të Clevios, i cili aktualisht ndodhet në burgun e Fierit. Stresi pretendon se atentati do të kryhet menjëherë pasi ai të dalë nga burgu.

Në fjalën e tij, reperi i është drejtuar publikisht Clevios, duke e paralajmëruar që të largohet menjëherë nga vendi sapo të lirohet. Ai u shpreh se nuk i dëshiron të keqen dhe se mes tyre ka pasur një miqësi të gjatë ndër vite.

“100 mijë euro e kanë marr kaparin, dhe kur të jenë me Clevion në makinë kanë për ta shkrirë. Dëgjoi vëllain. O Fire mos u kap me çunat e Dubait, se në ajër ta rrëzojnë avionin, unë i di muhabetet. Po të mori një shkodran kaparin të kryen punë ai fratelo. Clevio ishalla del dhe ikën me vrap. Unë nuk ia dua vdekjen, Clevio ishalla shpëton, kam patur shoqëri të gjatë me atë. E di që po më dëgjon nga burgu i Fierit, po ta jap informacionin i pari: kur të dalësh nga burgu i Fierit hipi avionit privat, po të paralajmëroi se kemi patur shoqëri për 20 vite, me vjen keq për atë. Kleviol kur të dalësh hipi avionit, kaq kisha për të thënë”, tha Stresi.