Thu, Apr 16, 2026

Miri rrëfen ‘pengjet’ e “BBVA”: Duhet të kisha qenë më i kontrolluar

Miri rrëfen ‘pengjet’ e “BBVA”: Duhet të kisha qenë më i kontrolluar
  • PublishedApril 16, 2026

Në një intervistë të dhënë pak para përfundimit të spektaklit, ai është ndalur fillimisht te momenti që e ka shënjuar më shumë këtë eksperiencë. Sipas tij, hyrja në shtëpi dhe nata e parë kanë qenë vendimtare për mënyrën se si ai e ka përjetuar lojën. “Moment kulminant ishte nata e parë, diçka që erdhi dhe zgjoi pjesën e kalimit të sfidës, të ecësh përpara dhe të mbash qëndrimin pa u kthyer. Nata e parë është shumë e fortë”, u shpreh Miri.

Ai ka theksuar se izolimi dhe dinamika e lojës sjellin presion të madh emocional, duke ndikuar shpesh në reagimet e banorëve. Megjithatë, Miri nuk ka shmangur vetëkritikën, duke pranuar se në disa raste ka reaguar më ashpër se sa do të dëshironte. “Nuk duhet të dilja nga vetja, debate të acaruara, tone të larta, këtë nuk doja ta bëja kurrë”, tha ai, duke e konsideruar këtë si një nga pendesat e tij më të mëdha gjatë lojës.

Finalisti shtoi se përvoja në “Big Brother VIP” i ka shërbyer si një mësim i rëndësishëm për vetëkontrollin dhe menaxhimin e emocioneve në situata të vështira. “Duhet të kisha qenë më i kontrolluar”, theksoi ai në fund të intervistës.

Pavarësisht sfidave dhe momenteve të tensionuara, Miri e cilëson këtë eksperiencë si një nga më të rëndësishmet e jetës së tij, e cila e ka ndihmuar të njohë më mirë veten dhe mënyrën se si reagon nën presion.