Thu, Apr 16, 2026

Indri tërhiqet nga romanca me Vanesën: Nuk jam gati për këtë marrëdhënie

Indri tërhiqet nga romanca me Vanesën: Nuk jam gati për këtë marrëdhënie
  • PublishedApril 16, 2026

Marrëdhënia mes Indrit dhe Vanesës në “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, menjëherë pas afrimitetit të tyre të fundit që u duk se po shënonte fillimin e një romance. Pas puthjes së shkëmbyer mbrëmjen e djeshme, dyshja ka zhvilluar një bisedë të gjatë dhe të drejtpërdrejtë, ku janë sqaruar për ndjenjat dhe pritshmëritë e tyre.

Gjatë këtij diskutimi, Indriti ka qenë i hapur duke pranuar se nuk është ende i gatshëm për të vazhduar një lidhje në këtë fazë të lojës, duke kërkuar që të mos krijohen iluzione apo pritshmëri të gabuara mes tyre. Qëndrimi i tij ka sjellë një reflektim të menjëhershëm nga ana e Vanesës, e cila ka vendosur të flasë hapur për situatën e saj personale jashtë formatit.

Ajo ka bërë të ditur se ka marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e saj private, duke deklaruar se do të ndërpresë marrëdhënien me partnerin që ka lënë jashtë shtëpisë. “Kur të dal, me atë person do e kem një telefonatë, një sqarim, sepse e meriton. Por nuk e prisja të isha në këto ujëra. Por çdo gjë ndodh për një arsye. Kjo është gjëja që kam vendosur. Nuk e shoh të drejtë që të vazhdoj këtu edhe një muaj duke torturuar veten, duke pëshpëritur dhe duke folur me sy,” është shprehur ajo.

Më tej, Vanesa ka theksuar se nuk dëshiron të mbajë askënd në pritje ndërsa ndodhet brenda formatit. “Unë e di ku jemi. Nuk e di sa e percepton, por edhe për mua është ngarkesë. Sepse unë s’mund të vazhdoj edhe të kem këtë gjë brenda dhe jashtë të mbaj dikë peng. Rrugëtimi im nuk e di sa zgjat,” ka shtuar ajo.

Mbetet për t’u parë se si do të evoluojë raporti mes saj dhe Indrit në ditët në vijim, pas këtij sqarimi që duket se ka ndryshuar dinamikën mes tyre.