Fri, Apr 17, 2026

Elbasani i përgjysmuar, 5 titullarë mungojnë me Flamurtarin

Elbasani i përgjysmuar, 5 titullarë mungojnë me Flamurtarin
  • PublishedApril 17, 2026

Elbasani do të paraqitet me mungesa të rëndësishme në sfidën e radhës ndaj Teutës, duke vështirësuar jo pak planet e stafit teknik. Verdheblutë do të kenë plot pesë mungesa të sigurta për këtë përballje, dy prej të cilave lidhen me dëmtime, ndërsa tre të tjera me pezullime për shkak kartonësh.

Bruno Lulaj dhe Martin Janaçek vijojnë të jenë jashtë fushave për shkak të problemeve fizike dhe nuk do të jenë në dispozicion për këtë takim. Ndërkohë, Xhonatan Lajthia, Arsen Kasa dhe Emiljano Musta do të mungojnë për arsye disiplinore, pasi janë të pezulluar pas plotësimit të numrit të kartonëve.

Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë zgjidhjeje do të zgjedhë trajneri Gvozdenoviç për të zëvendësuar këto mungesa, teksa priten lëvizje në formacion për të ruajtur ekuilibrat e skuadrës në një ndeshje që konsiderohet mjaft e rëndësishme.