Përballja me ish-in, flet Olsi i Big Brother 1: Me Noçen u ndava sepse…
Sot në “Goca dhe Gra” për të komentuar 4 finalistët dhe jo vetëm, ishte ish-banori i Big Brother 1, Olsi. Shumë i komentuar në rrjet, në një intervistë ekskluzive, ish-banori kujton çastet kulminante dhe si u prit asokohe. Si e kujton ai takimin me ish-partneren?
Ne pas Big-u që ndruam disa muaj, nuk u bë viti. U ndamë, edhe gabimet e mia… Ishte ai momenti pak i fuqishëm, s’e kishim provuar, gjithçka ishte ndryshe…
Po ashtu, Najada Konomi, ish-banorja e “Big Brother 1” , u rikthye pas shumë vitesh në media në një intervistë për “Goca dhe Gra”. Ajo ka treguar periudhën pas përfundimit të programit televiziv, në të cilin pati një histori dashurie me Olsi Mingomataj, për të cilën u përfol shumë.
Noçja ka treguar se njerëzit e pyesnin se ku ishte Olsi, kur e shihnin vetëm në rrugë.
“Ka qenë ndryshe në Big Brother-in e parë, ne ishin shumë naivë. Ishim shumë të papërgatitur, por atë bujën e madhe që bëri, të gjithë njerëzit na ndalonin. Nëse do të më shihnin vetëm do të pyesnin për personin tjetër, se ku është. Mua më pyesnin për Olsin, ndërsa Olsin e pyesnin ku e ke Noçen. Unë jam shumë tip që më pëlqen të tërheq vëmendjen. Muajt e parë ishte ashtu, më pas doja privatësinë time“, tha ajo.
